Ftesë për aplikim

Ndërmjetësim shkollor "Edukim për paqë dhe përgjegjësi sociale"

 

 

Të nderuar,

Forumi i shërbimit civil për paqe (ForumZFD), Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Qendra trajnuese për menaxhim të konflikteve nga Shkupi (TCMC), me kënaqësi ju ftojnë që të bëheni pjesë e projektit “Ndërmjetësimi për ndryshim”. Projekti ka për qëllim eliminimin e dhunës në shkolla dhe promovimin e kulturës së paqes duke praktikuar ndërmjetësimin shkollor dhe moshatar si mjet alternativ për zgjidhjen e konflikteve.

Ndërmjetësimi shkollor është duke i shfaqur rezultatet e para në shkollat në të cilat ForumZFD dhe TCMC punojnë për 5 vite me rradhë. Me këtë projekt, koncepti do të zgjerohet në shkollat e mesme në gjashtë komuna dhe përfitimet nga kjo iniciativë mund të bëhen pjesë edhe e shkollës suaj. Urdhëroni, na bashkangjiteni!
 

Çfarë është ndërmjetësimi shkollor?
Ndërmjetësimi është mënyrë e zgjidhjes së konflikteve dhe tejkalim të konflikteve, përmes një pale të tretë, neutrale, e cila paraqitet në rolin e mediatorit, gjegjësisht ndërmjetësues mes palëve në konflikt. Qëllimi i ndërmjetësimit është që konfliktit t’i qaset në mënyrë konstruktive dhe të gjindet zgjidhja e përbashkët rreth të së cilës ka pajtueshmëri.

Ndërmjetësimi shkollor nga ana tjetër është mënyrë alternative e zgjidhjes së konflikteve, përmes së cilës shkolla e përforcon përgjegjësinë sociale të nxënësve dhe u jep mundësi që të marrin pjesë aktive në zgjidhjen e konflikteve. Me ndërmjetësimin shkollor, vetë nxënësit bëhen ndërmjetësues të cilët më tej do të ndërmjetësojnë gjatë zgjidhjes së konflikteve mes moshatarëve të tyre.

 

Përse ndërmjetësimi është aq i famshëm?
Për shkak se është një zgjidhje e shpejtë, e lirë, vullnetare, e besueshme, e drejtë dhe kreative e konflikteve mes dy ose më tepër palëve me ndihmën e një pale të tretë – ndërmjetësuesit. 

 

Cilat janë përfitimet? 

  • Edhe pse ndërmjetësuesit moshatarë nuk sjellin vendime të detyrueshme, ato u ndihmojnë palëve në konflikt që ta zgjedhin problemin dhe i udhëzojnë në fitore të përbashkët;
  • Programi i inkurajon të rinjtë të ndërmarrin lidershipin dhe përgjegjësinë për disciplinën e tyre, dhe me këtë zvogëlohet barra të cilën administrata shkollore e ka gjatë konflikteve mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve;
  • E ndryshon mënyrën e mirëkuptimit dhe zgjidhjes së konflikteve, dhe me këtë siguron mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike;
  • E përforcon vetëbesimin përmes përforcimit të shkathtësive personale dhe sociale;
  • I përmirëson shkathtësitë e të ndëgjuarit dhe menduarit kritik;
  • E përmirëson klimën shkollore për shkak se palët vijnë deri tek një zgjidhje të përbashkët e cila është e pranueshme, pa presion, imponim ose autoritet;
  • Kontribuon në zvogëlimin e numrit të vërejtjeve dhe shpërndarjen e energjisë pozitive mes nxënësve dhe arsimtarëve, dhe me vetë këtë edhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive së të gjithë aktorëve në shkollë;

 

Projekti “Ndërmjetësimi për ndryshim”
Projekti “Ndërmjetësimi për ndryshim” financiarisht është i përkrahur nga Ambasada e Zvicrës, ndërsa zbatohet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me ForumZFD dhe TCMC. Në kuadër të projektit do të organizohen trajnime bazike dhe të avancuara për 24 pedagogë, psikologë, sociologë dhe arsimtarë nga shkollat e mesme në: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Prilep. Personat të cilët me sukses do t’i kryejnë trajnimet do të marrin çertifikata për ndërmjetësues dhe më tej do të duhet të:

  • Veprojnë si ndërmjetësues dhe të intervenojnë gjatë paraqitjes së konflikteve të cilës do natyre (p.sh. mes nxënësve, mes arsimtarëve, prindërve); dhe
  • Të jenë edukatorë, gjegjësisht trajnues për ndërmjetësim shkollor të cilët çdo vit do të trajnojnë nxënës-moshatarë ndërmjetësues, dhe në të njëjtën kohë do ta promovojnë ndërmjetësimin mes nxënësve dhe arsimtarëve.

 

Në kuadër të projektit do të organizohen këto aktivitete:

  • Trajnim bazik për ndërmjetësim shkollor,  9-11 maj 2014
  • Trajnim i avancuar për ndërmjetësues, 21-25 maj 2014
  • Trajnim për edukatorë të ndërmjetësimit shkollor, 21-22 qershor 2014
  • Shpërndarje të dijenisë përmes organizimit të trajnimeve për kolegët arsimtarë të cilët janë të interesuar për konceptin e ndërmjetësimit shkollor, si dhe trajnime për nxënës të cilët do të identifikohen si ndërmjetësues moshatarë potencial.

 

Kush mund të aplikojë?

  • Nëse jeni komunikativ dhe i hapur, dhe jeni pedagog, psikolog, sociolog ose arsimtar, i cili gëzon respekt mes nxënësve dhe profesorëve të shkollës suaj të mesme;
  • Nëse doni të ndihmoni në zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve dhe arsimtarëve;
  • Nëse mendoni se mund të jeni trajnues për ndërmjetësim dhe ta shpërndani dijeninë e fituar mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve; dhe
  • Nëse jeni të mendimit se me të vërtetë mund të bëheni ndërmjetësues.

Aplikoni dhe mos e humbisni mundësinë për tu bërë Ndërmjetësues shkollor!

Klikoni KËTU që ta zbrisni aplikacionin dhe ju lutemi ta lëshoni në këto e-mail adresa: office@tcmc.org.mk ose office@forumzfd.mk

 

 

 

Për më tepër hollësi lidhur me Programin për ndërmjetësimin mes bashkëmoshatarëve klikoni KËTU