DEDICATED TO BE AT YOUR SERVICE !

Pushoni, freskojuni, dhe argëtoheni buzë liqenit të Ohrid. Kënaquni me gjelbërimin dhe çiltërsinë e natyrës e cila ka qëndisur vend ideal për relaksim, siç ju e meritoni.

Ejani në Vilën “Enhalon”  në Strugë, dhe vërtetojuni edhe një herë se Struga nikoqire do të kujdeset të ju ofroj traditat vlerat dhe kulturën, si në qetësinë e ofruar ashtu dhe në bukurinë natyrale, shërbimin, ushqimin dhe kushtet për akomodim.


Në gjirin familjar të z-njës Rufije dhe z-ri. Burhan Hani asnjëherë nuk do të ndiheni si një numër dhome në hotelet e mëdha, por si pjesë e traditës qindvjeçare të familjes Hani e cila me çdo kusht, më tepër se tre gjenerata, do që ta ruajë domethënien e vërtetë mbiemrit Hani – Han (tur) , ose Bujtinë në gjuhën e vjetër turke.  Kjo domethënie e mbiemrit Hani, kur kombinohet me domethënien e emrit të Vilës “Enhalon” e cila e do të thotë njalë në gjuhën e vjetër greke dhe i cili emër konsiderohet të jetë emri i parë antik i qytetit të Stugës, krijon një përzierje të së kaluarës dhe të tanishmes të ndërthurur në kuptimin e vërtet të turizmit. Prandaj mos hezitoni por ejani edhe këtë vit kaloni pushimet në Vilën Enhalon, e cila me xhelozi krenohet nga fakti që vila konsiderohet si nismëtar i turizmit privat që në kohen e socializmit, atëherë kur restorantet dhe bujtinat private kanë qenë të rralla.  Tani pas gati 40 vite punë të suksesshme, përherë në shërbim të vizitorëve të vilës Enhalon, familja Hani  gjithashtu krenohet që vazhdoj traditën e paraardhësve dhe në kushte socialiste krijoi mundësi për vazhdimin e traditës.


Ne me vëmendje e ndoqëm dhe me gjithë forcat u adaptuam në shijen dhe kërkesat e mysafirëve gjatë katër dekadave intensive të shërbimit në Vilën tonë. Tani, kësaj vere ofrojmë kushte edhe më të volitshme për mysafirët tanë duke u nisur nga restoranti dhe dhomat e rinovuara, e gjer te kushtet për fëmijë në këndin e fëmijëve, si dhe me kushtet për seminare, konferenca dhe kampe verore.


 

Për më tepër fotografi vizitojeni faqen tonë në Facebook, kliko KËTU ...