DEDICATED TO BE AT YOUR SERVICE !

Në qytetin e Strugës, Liqeni i Ohrit, bashkë me lumin Drini i zi i cili buron nga liqeni, si dhe malet që rrethojnë një ndër liqenet më të vjetra në Europë, përbëjnë një strukturë gjeografike në lartësi mbidetare prej 750 metrave mbi nivelin e detit – ideale për pushim të rehatshëm.

Malet rreth e përqark liqenit,  mbrojnë vendbanimet turistike nga ndikimi i klimave tjera duke krijuar një klimë të përzier ashtu siç janë kultura, vlerat dhe traditat unike të  Strugës.

Drini i zi i cili buron nga Liqeni i Ohrid, përveç funksionit filtrues të ujit dhe ajrit që qarkullon buzë luginës së Drinit të zë, ka dhe funksion zbukurues të qytetit Strugë, të njohur si qytet i poezisë dhe urave.

 

LOCATE US

 


View Larger Map 

 

Për më tepër fotografi vizitojeni faqen tonë në Facebook, kliko KËTU ...