Misioni
Qendra për trajnim dhe menaxhim  të konflikteve (QTMK) ështe organizatë joqeveritare (OJQ) e cila është përkushtuar në promovimin e Paqës.  Themelimi i QTMK-s daton pas konfliktit të dhunshëm në Maqedoni (viti 2001), si një përgjigjje ndaj  kërkesës për kontribut dhe ndihmë në proçeset e pajtimit mes të gjithë bashkësive etnike.  Ne tani operojmë si qendër për trajnim e cila ofron trajnime të specializuara lidhur me ndërtimin e paqës  për organizata të ndryshme. Qasja jonë interaktive dhe dinamike përfaqëson një stil të posaçëm edukativ në fushën e edukimit jo-formal.
QTMK-ja i implementon aktivitetet duke organizuar kurse, seminare, trajnime, puntori, vizita studimore, evenimente kulturore dhe sportive, publikime, si dhe duke shkëmbyer informata të cilat i përkrahin qëllimet dhe vlerat tona. Ne ofrojmë trajnime për organizatat të cilat janë të interesuara të fitojnë eksperiencë më të mirë nga grupi trajnues i QTMK-së i cili operon me këto tema: Ndërtimin e paqës; Demokracisë; Të drejtat e njeriut; Dialogu; Pajtim; Menaxhment të konflikteve; Mësim ndërkulturor; Ndërmjetësim; Negociata; Stereotipe, Paragjykime, Komunikim i padhunshëm, Lidership, Menaxhment, Zhvillim organizativ, Burime njerëzore dhe menaxhim i projekteve. Derimë tani kemi bër më tepër se 300 trajnime për organizata të ndyshme qeveritare dhe joqeveritare.    

Historiati
QTMK-ja nisi si inicijativë e disa trajnuesëve të cilët ishin të trajnuar në temat e Ndërtimit të paqës. Meqenëse kishim dëshirë ta formalizojmë dhe institucionalizojmë punën tonë, vendosëm të formojmë organizatë joqeveritare e cila do të reflektoj vizionin tonë të përbashkët. Kështu duke i definuar mendimet tona ne pamë potencial në formimin e lidhjeve të ngjajshmërive tona. Bashkarisht tani ne thjesht konsiderohemi si Agjent të Paqës të cilët i promovojnë vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe paqës. Tani përveçse ofrojmë trajnime të ndryshme në të njëjtën kohë implementojmë projekte të ndryshme me organizata dhe institucione të ndryshe qeveritare dhe joqeveritare.

Klientët tanë
Deri tash interes më të madh në aktivitetet tona kanë treguar organizatat jo-qeveritare dhe jo-profitabile, organizatat ndërqeveritare dhe disa biznese private. Klientët tonë na besojnë jo vëtëm si institucion i cili jep shërbime të mira lidhur me trajnime,  mirëpo edhe si organizatë e cila është kreative, inovative dhe e cila mund të organizoj projekte të sukseshme. Për më tepër informata ju lutemi shiqojeni biografinë tonë si dhe CV-të e trajnuesve të cilët punojnë për ne.

Konteksti
Si rrjedhoj e sistemit edukativ  dhe arsimor i cili përmban sjellje patriarhale, të rinjtë nuk kanë qënë të mirëseardhur në ngritjen e zërit për zgjedhjen e problemeve të tyre. Sot kur ato kanë zhvilluar personalitetin e tyr dhe kanë fituar më tepër vetëbesim, filluan të ballafaqohen me autoritetet e njerëzve më të moshuar.  Duke i ditur këto fakte, duke pasur stile të ndryshme përëndimore, trajnuesit e QTMK-s kishin për dëshir të ndihmojnë proceset transformuese në sistemin edukativ. Fatmirësisht ne fituam shumë simpati nga komunitetet e ndryshme, mirëpo na mbetet edhe shumë punë për të bërë në vendosjen e temave lidhur me Paqën nëpër  shkollat e mesme dhe univerzitetet. Mbetet edhe nje mori aktivitetesh kreative që duhet te implementohen lidhur me të rinjtë dhe përgjegjësitë e tyre socijale si dhe me vetëdijësimin e të rinjëve për mundësitë për qasje në proceset vendim-marrëse.
Situata politike, sociale, ekonomike, kulturore si dhe situata ndër-etnike dhe ndër-religjioze në Maqedoni edhe pse shënon përmirësime të përgjithshme nuk mjafton që të themi me siguri se kemi stabilitet politik dhe ekonomik. Tensionet ndër-etnike nuk janë diçka që kultivohen sistematikisht por për fat të keq ato nuk qasen në mënyrë konstruktive duke ofruar zgjidhje sistematike dhe afatgjate. Kështu mardhëniet ndëretnike mbeten peng i paditurisë.   
Për fat të keq sot asnjë person ose organizatë  s’mund të lëvdohet se toleranca është diçka që e kemi arritur në Maqedoni.   Shumë gjëra duhet të bëhen që të themelohen mardhënië ndëretnike të shëndosha dhë të qëndrueshme. Kjo mund të arrihet vetëm me ndihmën e atyre që duan të promovojnë vlerat e Paqës dhe tolerancës. Urdhëroni dhe bashkangjituni në iniciativën tonë.

Programet trajnuese
Gjithë programet tona trajnuese janë të qëndisura për grupet specifike. Kjo mund të shiqohet qartë nga qasja jonë në trajnime (të cilën mund ta gjeni në këtë ëeb faqe). Ju lutem mos hezitoni ta zbritni programin punues të facilitatorëve si dhe shembullin e programit për pjesmarrje.  Ky program i failitatoreve mund të jet shumë i dobishëm në zhvillimin individual të qasjes tuaj duke përdorur tema lidhur me Paqën. Programi për pjesëmarrje mund të jet i dobishëm jo vetëm për profesionist në organizimin e trajnimeve por edhe trajnuesëve.
Përmirësimi i proçeseve integruese dhe demokratizuese në Maqedoni, duke krijuar platform të sigurt për dijalog, ku grupet dhe individët do të ndihen të barabartë në mundësitë për ti këmbyer mendimet e tyre si dhe inkurajimi i pjesmarrjes aktive të qytetarëve në proçeset vendimmarëse. 

 

 

Të përkushtuar në promovimin e Paqës !